Motrat Kardashians paditen nga një grimere (VIDEO)
Një grimere ka paditur Kim Kardashian dhe motrat e saj Kourtney dhe Khloe me akuzat se motrat kanë vjedhur emrin e brendit të saj të kozmetikës.
Lee Tiller ka shkuar në Gjyqin federal në Los Anxhelos të mërkurën, duke thënë se koleksioni i tyre “Khroma” është i vjedhur nga linja e saj e quajtur “Kroma”.
Ajo kërkon 6.25 milionë funte nga motrat Kardashian dhe kompania e marketingut “Boldface” për dëmet që ia kanë shkaktuar asaj.
“Linjën ‘Kroma’ e kam zhvilluar vetë. E hapa biznesin tim me punën time të palodhshme dhe ndërmora hapat ligjorë për ta mbrojtur atë. Dhe tani jam detyruar për luftën legale që kam me Kardashianet pasi që ato vendosën të marrin diçka që nuk u takon”, ka thënë Tiller, për mediet amerikane.
Kurse zëdhënësi i familjes Kardashian ka thënë se motrat kanë vepruar gjithmonë në mënyrë ligjore.
Kim, Kourtney dhe Khloe të cilat kanë lansuar linjën e tyre “Khroma”, janë gjithashtu të paditura edhe nga salloni i bukurisë “Chroma”, në Los Anxhelos.